Tuesday, January 4, 2011

Ngjarjet Dhe Misteret më të mëdha të "Botës"






Ilaci i rinise se perjeteshme






Kjo mund të tingëllojë si fantazi shkencore, por studiuesit besojnë se ata kanë zbuluar 'Grail Holy' - një pilulë anti-plakje,qe do të shtojë dekada të jetës sonë.


Për më tepër, krijuesi,profesori Vladimir Skulachev tha se kjo pilule do të jetë në dispozicion të publikut brenda dy viteve





Shkencëtari rus ne Universitetin Shtetëror të Moskës, tha se veprimi i kesaj pilule per ndalimin e efekteve të dëmshme te plakjes shkon në qelizat e trupit.Kjo do të largoj sëmundje të rrezikshme të lidhura me moshën duke shtuar vite në jetën tonë



                                                 Profesori rus Vladimir Skuchalev






Ëndrra e jetës së përjetshme ka qenë e thurur në mitet e shumta për mijëra vjet. Sipas legjendës, Grail Shenjtë - një kupë që është përdorur gjoja nga Jezusi në Darkën e Fundit - do t'i jepte pavdeksi kushdo që do te pinte nga kjo kupe.


Por ndërsa shumë mund të jene skeptike dhe te cuditur,pohon rusi 69-vjeçar,zbulimi i tij eshte mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare shkencore, përfshirë edhe fituesin e çmimit "Nobel" Dr Gunter Blobel.


Dr Blobel nga University Rockefeller tha: "Ky ilac ka treguar se shkaterron shume oksidante qe ndodhen ne organizem,oksidante pergjegjes per shkaterrimin e qelizave njerzore e qe cojne ne plakje te organizmit.''


Por ne nuk kemi një-antioxidant të llojit që Profesor Skulachev ka prodhuar,keshtu qe ai ka bere nje progres revolucionar ne kete drejtim.
''Kuptohet qarte qe ai është i vetmi ne bote si farmacist dhe nje shkencëtar bio-energjetike."vazhdon deklarimin e tij Dr.Blobel.


Qelizat në trupin tonë duan oksigjenin për shkembim energjie , por oksigjeni mund të shkaktojnë edhe vdekjen e tyre nëse ato e marrin në forma aktive dhe helmuese.


Pikerisht kete ka bere shkencetari rus Vladimir Skulachev,ka zbuluar dhe prodhuar anti-oxidantet natyrore qe ndihmojne ne ngadalsimin e shkaterrimit te qelizave.




http://www.dailymail.co.uk/health/article-1314524/Fountain-youth-pill-just-years-shop-shelves.html












Gati per te hyre ne kontakt me Ufot




Mesohet se Kombet e Bashkuara për herë të parë në historinë e tyre mbas shumë debatesh të forta kanë vendosur javën e kaluar të emërojnë një Astrofizikante, krejt e panjohur nga Malajzia, Dr Malzan Othman për të vepruar si njeriu i cili do të vendos kontaktin e parë për ndonjë të huaj nga ndonjë planet tjetër, që mund të vijnë për të vizituar Tokën.











Dr. Mazlan Othman, që aktualisht mbante kreun e Zyrës të OKB-së për Çështjet Outer Space (UNOOSA), është bërë e mundshme për të përshkruar rolin e saj të ri, në javën e ardhshme kur për herë të parë si drejtuese e zyrës së re, ajo do te marre pjese në një konferencë shkencore në Kavli, koneference kjo qe mbahet në kujdesin e qendërs të Shoqërisë Mbretërore në Buckinghamshire - Britania e Madhe.


Ajo është caktuar për t'u treguar delegatëve UFO-t, se zbulimi i fundit i qindra e planeteve të tjerë rreth yjeve ka bërë zbulimin e jetës jashtëtokësore më shumë të ngjarë se kurrë më parë - dhe që do të thotë të OKB- duhet të jenë të gatshëm për të bashkërenduar reagimin e njerëzimit, për të ndonjë "kontakt të parë" UFO-t, me aleniet ose siç thirren në shqip jashtëtokësorët.










Profesor Richard Crowther, një ekspert në ligjin e hapësirës shefi i Agjencisë së Hapësirës në Qeverinë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe njeriu që kryeson delegacionet britanike në OKB për çështje të tilla, tha: "Othman është absolutisht gjëja më e afërt, për të marrë një detyrë të këtillë të jashtëzakonëshme", për t'u marrë me "vizitorët e huaj që vijnë nga një planet tjetër të vizitojnë Tokën . " tha ai.


Ndërkohë, thotë Professor Richard Crowther, edhe pse, kjo është inkurajuese dhe shihet si një diçka e jashtëzakonshme, kjo detyrë dhe kjo zyrë hapet në një epokë të Cunameve, tërmeteve shkatërrimtare, përmbytjeve të pa llogaritshme në Pakistan, gjenocidit në Darfur, përhapja e armëve bërthamore në Lindjen e Mesme, një luftë në Afganistan, dhe konflikteve vdekjeprurës në zona duke filluar nga ato që pa bota në Ballkan,(Kosova, Bosnja, Koracia) Azi, Euro- Azi, Afrikë, e tjera, pra e thënë më "shkoqitur" është koha edhe një herë që dëshmon mungesën e këtij insitucioni ndërkombëtar prej Kombeve të Bashkuara .


Dr. Mazan Othman e cila do të marrë detyrën "Ambasadori për të Huajt" në Kombet e Bashkuara ka një zyrë të veçantë të dedikuar për "përdorimin paqësor" e hapësirës së jashtme. 


Kjo zyrë jo vetëm që është Zyra për Çështje Outer Space (UNOOSA) , por prej sot, ditës së hënë (27 shtator 2010) do të shënohet në librin e historisë së njërëzimit, si Zyra per "Ambasadorin e parë të Tokës për të huajt". Dhe ajo madje do të jetë një grua muslimane nga Malajzia, Dr. Mazlan Othman, një Astrofizikante e "njohur vetëm në zyrat e Pallatit të Qelqtë" .


Dr. Mazlan Othman, kreu i UNOOSA, tash dhe "Ambasadoria për të Huajt" në Kombet e Bashkuara, njeriu që do të shërbejë si kontakt i parë me ndonjë të huaj që do të vizitojnë Tokën, sot ka për të mbajtur një fjalim në konferencën shkencore, në Mbretërinë e Bashkuar, ku ajo pritet që të shpjegojë dhe të përshkruajë rolin e saj të ri dhe rëndësinë e saj në detyrën e re.




Gjatë një diskutimi të kohëve të fundit, ajo i dha disa të dhëna për atë që roli i kësaj zyre mund të duken si një diçka që tregonte se: "kërkimi vazhdoi për komunikim extraterrestrial, nga subjekte të ndryshme jashtëtokësore, dhe mban me shpresë se një ditë njerëzimi do të marrin sinjale nga këta jashtëtokësorët. Kur ne bëjmë, diçka rreth kësaj tha ajo ne duhet të kemi në vend të një përgjigje të koordinuar parasysh të gjitha ndjeshmëritë në lidhje me këtë temë. OKB-ja është një mekanizëm i gatshme për këtë bashkëpunim. " deklarojë Dr. Mazlan Othoman me të marrë detyrën e re.


Një pyetje që shqetëson njerëzimin, sot ,është se: " Jashtëtoksorët Ufot- janë legjendë e kohëve moderne apo realitet !?"


Një ish astronaut i NASA-s i cili ka ecur në planetin Hënë, gjatë misionit të tij atje vite me pare, thotë se alienët nuk janë vetëm të vërtetë, por e kanë vizituar tokën disa herë. Dr Edgan Mitchell, thotë se është shumë i bindur se shumë UFO kanë vizituar tokën gjatë karrierës së tij si astronaut.


77 vjeçari, i cili ka qenë pjesë e ekuipazhit të misionit Apollo 14, tha se burimet në agjencinë hapësinore, NASA, na i kanë përshkruar alienët si "njerëz të vegjël të çuditshëm për ne", por asnjehere nuk kanë pranuar se ata kane vizituar Token.Për këtë ka shkruar edhe revista prestigjoze TIME artikullin me titull " E vërteta e ekzistencës së UFO-ve dhe incidentit të vitit 1947 - Misteri mbi jashtëtoksorët dhe mbulimi që i është bërë nga qeveria e SHBA.




http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-1315336/United-Nations-appoint-space-ambassador-act-contact-aliens-visiting-Earth.html?ito=feeds-newsxml


Aurorat edhe ne planetin Saturn.








Aurorat,keto fenomene qe nuk njiheshin dhe diheshin me pare,jane zbuluar gjate muajit shtator mbi planetin Saturn.Qindra kilometra e gjatë, perdja auroreale shtrihet si dallgë,ne polin e jugut te Saturnit.Keto pamje spektakolare polare në Saturn jane marre nga anija kozmike Cazini Orbiter i NASA-s,nepermjet një përzierje te rrezeve -infra të kuqe.


Në këtë foto artistike-ngjyrat auroreale janë të gjelbëra të ndritshme, rrezet e diellit reflektohen nga unazat e Saturnit ne lartësine e mjegullt dhe te dendur ku marrin ngjyre blu, dhe emetimet e temperatures se brendshme i japin shkëlqim te kuq te 'thelle' , planetit Saturn.




























Avion i amerikn i goditur nga UFO...











Nje aeroplan C-17 i Shteteve te Bashkuara me 176 pasagjer ne bord,eshte goditur nga nje UFO.Te kater motoret e tij pothuaj ndaluan pikerisht ne momentin e uljes ne toke ne aeroportin Mukhtar Ahmed Butto. 


Nje zedhenes i autoriteteve te Aviacionit ne Pakistan,ka deklaruar per Agjensine AFP,se piloti amerikan ka kryer nje ulje emergjence ne Aeroportin nderkombtare te Pakistanitm,duke mos rrezikuar asnje jete nga pasagjertet e tij.


Raportet nga media te ndryshme kane deklaruar se avioni transportonte banore nga zona e permbytyra,per ne zonen verioreperendimore te Skardus.


Te gjithe te pranishmit ne avion,si pasagjeret dhe ekuipazhi,kane shpetuar per mrekulli dhe askush nuk ka raportuar ndonje traume..


Shtetet e Bashkuara kane derguar ne Pakistan avione te ndryshem ushtarake me misione ndihme dhe shpetimi per banoret e goditur nga permbytjet ne ate vend.Rasti i incidentit te me siperme me Ufo..eshte i pari rast ne Pakistan qe ka ndodhur.








Dhjete rrezimet dramatike....




Nje vidio me dhjete rrezimet dramatike te mjeteve fluturuese...Nje enigme se si i kane perjetuar njerzit,brenda ketyre avioneve, momentet e fundit te jetes se tyre..Nje tmerr i vertete












Njeriu qe shenderron bishat e egra, në mace....














Edhe pse ngjitja në shpinën e luanit duket si vetëvrasje, Kevin Richardson kënaqet me këtë veprim dhe thotë se profesioni i tij është shumë i sigurt. Aktivisti për mbrojtjen e kafshëve, i cili studion sjelljet e tyre thotë se me bishat e egra ka një lidhje aq të fortë sa që mund të kalojë një natë në përqafimin e tyre. 











Ky trim 34-vjeçar drejton parkun për mbrojtjen e kafshëve në afërsi të Johannesburgut në Republikën e Afrikës së Jugut, ku bëjnë pjesë edhe geopardët, leopardët dhe hienat. U bë mik me kafshët duke folur me to dhe duke iu afruar me dashuri dhe respekt, më pas kafshët e pranuan si anëtar të familjes.








Mistere të sjelljes dhe tipareve njerëzore..



Shkencëtarët kanë copëzuar atomin, kanë çuar njeriun në Hënë dhe madje kanë gjetur edhe sekretet përbërëse të ADN-së. Kjo sa për të përmendur disa nga zbulimet më të mëdha, ndërkohë që shumë të tjera mbeten mister. Ndër këto mistere renditen edhe 8 sekrete të sjelljes dhe tipareve njerëzore që nuk janë zbërthyer ende plotësisht.

Revista “New Scientist” ka hartuar një listë të disa prej sjelljeve dhe reagimeve të përditshme njerëzore, të cilat vazhdojnë të mbeten një mister për shkencëtarët, pavarësisht tentativave të tyre të vazhdueshme për t’i zbërthyer. Në këtë kategori mund të fusim arsyet që na bëjnë të puthim, të skuqemi nga turpi, apo të kapim hundën e veshin kur jemi në siklet. 

Bëhet fjalë për sjellje shumë njerëzore, të përditshme dhe krejt normale, por që kanë mbetur një mister. Ajo çka është interesante, është fakti se të tilla veprime e reagime janë të shumta dhe enigmatike njëherazi. Këto gjeste, edhe pse mund të duken shumë të thjeshta, janë të vështira për sa i përket gjetjes së shkaqeve e rrënjëve të tyre. Ja disa prej teorive që mundohen të japin një shpjegim i cili mbetet i hapur për diskutim, për sugjerim dhe ndryshim.

Skuqja nga turpi
Charls Darvin u përpoq që të shpjegonte se përse për shkak të evolucionit ne përjetojmë një skuqje të beftë të fytyrës kur jemi duke thënë gënjeshtra, çka është një shenjë paralajmëruese edhe për bashkëfolësin. Megjithatë, disa janë të mendimit se një reagim i tillë i organizmit ka të bëjë me uljen e tensionit apo krijimin e një situate intime përmes shfaqjes së një shenje që përfaqëson dobësi.

E qeshura
Kur ne qeshim, gjëndra të posaçme lëshojnë hormonin e endorfinës, që përmirëson dukshëm humorin, çka na bën të mendojmë se sa e rëndësishme është e qeshura për mirëqenien tonë. Por sipas një studimi të fundit, njerëzit qeshin më shumë nga fjalët apo situatat banale, sesa nga humori inteligjent apo barsoletat.

Puthja
Shpjegimi për puthjen nuk ka gjasa që të niset nga fusha gjenetike, sepse jo të gjitha shoqëritë njerëzore e njohin dhe e përdorin këtë akt. Sipas disa teorive, puthja ka të bëjë nga kujtimet e hershme që kemi nga të ushqyerit me gji. Sipas disa fakteve historike, njerëzit e lashtë i ushqenin fëmijët e vegjël me ushqimin që fillimisht e përtypnin me gojën e tyre dhe pastaj ua kalonin të vegjëlve. Kjo e forconte shumë lidhjen prind-fëmijë.

Ëndërrimi
Sipas teorisë së Frojdit për shpjegimin e prejardhjes dhe domethënies së ëndrrave, këto të fundit janë shprehje e nënndërgjegjes sonë, dëshirave të fshehta e të shtypura. Por kjo teori së fundmi është hedhur pjesërisht poshtë. Sipas disa teorive të tjera, ëndrrat na ndihmojnë që të përpunojmë emocionet, por ndërkohë ka mbetur e pashpjegueshme arsyeja se përse shohim ëndrra me vizione e pamje të çuditshme.

Kruajtja e hundës
Është një zakon aspak i mirë, por shumë i përhapur, fatkeqësisht. Sipas statistikave, shumica e njerëzve e bën këtë veprim më shumë se katër herë në ditë. Për këtë veprim nuk ka asnjë shpjegim, por sipas disave ai mund të ndihmojë në nxitjen e sistemit imunitar.

Adoleshenca
Asnjë qenie tjetër, përveç njeriut, nuk e ka periudhën e adoleshencës: ato vitet e vështira e me shumë shpërthime të papritura që ndajnë fëmijërinë nga rinia. Sipas një shpjegimi, kjo periudhë disavjeçare i jep mundësi trurit që të riorganizohet për të funksionuar ndryshe nga sa ka funksionuar në fëmijëri, ose sipas një tjetër shpjegimi, ajo është një periudhë eksperimentale për shumë gjeste e veprime, para kalimit në moshën më të sigurt e të ekuilibruar të rinisë së hershme.

Altruizmi
Dhënia e gjërave pa pasur ndonjë qëllim fitimprurës është një veprim shumë i pakuptimtë nga pikëpamja evolutive. Por është një nga gjërat më të bukura e vlerat më të mëdha të qenies njerëzore që i jep më shumë kënaqësi atij që dhuron, sesa atij që përfiton prej dhuratës.

Qimet e trupit
Kafshët i kanë në sasi shumë më të mëdha. Për sa u përket njerëzve, ato deri tani dihet se kanë funksion mbrojtjen, mbajtjen ngrohtë dhe ruajtjen e disa organeve të brishta.



Misteri i fshatit me 440 binjake

Një ekip mjekësh indianë janë duke u përpjekur për të zgjidhur misterin e fshatit Kodinhi, në Kerala të Indisë, ku ka 440 binjakë të lindur nga dy mijë familje. 

Ekspertët e udhëhequr nga dr.Krishnan Sribiju kanë udhëtuar për në fshatin e largët tropikal, por pa gjetur për momentin shpjegimin e bumit të binjakëve, të paktën gjashtë herë më shumë se mesatarja kombëtare.

Vetëm në 2008, në këtë fshat janë lindur 15 çifte binjakësh.
Gjatë pesë viteve të fundit, janë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër që rritet nga viti në vit. 

Për më tepër, konsiderohet se ka njëmospërputhje në mes të regjistrimit të lindjeve dhe numrit aktual,gje qe con ne idene se numri i binjakeve mund te jete ende me i larte nga ai i raportuari.





Njeriu misterioz qe jeton me ajer





Të jetosh vetëm me ajër është një mënyrë të thëni? Jo, sepse këtë e vërteton rasti i indianit 82 vjecar Prahlad Jani, i cili mbijeton pa buke dhe pa ujë.

Personi në fjalë është vënë në qëndër të studimeve të mjekëve nga “Defence Institute of Physiologist and Allied Science” pasi falë joga-s ai qëndron pa ngrënë dhe pa pirë. Edhe në vitin 2003 një grup shkencëtarësh nisën studimin e trupit të tij por nuk ia dolën mbanë të zbardhnin misterin e pazakontë.

Për momentin askush nuk di të thotë si reziston organizmi i tij pa ushqim, madje gjendja e tij fizike është e mirë. Jani ka lindur në fshatin Gujarat dhe ai thotë se ka marrë këtë fuqi të vecantë gjatë moshës 8 vjecare.


















Koecidenca apo nje teh misterioz...




Vërtetë aktualisht është shume tronditëse!!
(Sidomos pjesa e fundit, por lexoje së pari të tërën)

>1. New York City ka gjithsej 11 germa
>2. Afghanistan ka gjthsej 11 germa.
>3. Ramsin Yuseb (Terroristi i cili ka kërcënuar se do t’i shkaterrojë kullat binjake në vitin 1993) po ashtu ka gjithsej 11 germa.
>4. George W Bush po ashtu ka 11 germa.

Kjo mund të jetë një koinçidencë e thjeshtë, por i ben gjërat më interesante këtu:
>1) New York është Shteti i 11-të.
>2) Aeroplani i parë i cili është përplasur për kullat binjake ka qenë fluturimi numër 11.
>3) Fluturimi numër 11 ka bartur 92 persona (9+2=11).
>4) Fluturimi numër 77 i cili po ashtu është përplasur për kullat binjake ka bartur 65 udhëtarë (6+5=11)
>5) Tragjedia ka ndodhur me 11 Shtator, apo ashtu sic tani është e
njohur 9/11 (9+1+1=11)
> 6) Kjo datë është e ngjashme me numrin e emergjences
së servisit telefonik 911 (9+1+1=11)

Një koinçidencë e plotë apo jo??:

>1) Numri total i viktimave në avionët e rrëmbyer ka qenë 254 (2+5+4 =11).
>2) 11 Shtator-i është dita e 254 me radhë në vitin kalendarik.
Prap kemi (2+5+4=11).
>3) Bombardimi i Madridit ka ndodhur me 3/11/2004 (3+1+1+2+0+0+4=11).
>4)Tragjedia e Madridit ka ndodhur 911 dite (9+1+1=11) ditë pas incidentit të
kullave binjake.
>Tani kjo është ajo që gjërat i bënë të mbinatyrëshmë (të frikshme):
> Simboli më i njohur për SHBA-të, pas yjeve & shiritave, është
Shqiponja.

Vargjet më poshtë janë të marrura nga Kurani, libri i shenjte
Islamik:

> ‘Pasi që është e shkruar se një bir Arabie do ta zgjoi
Shqiponjën
> Frikësuese. Tërbimi i Shqiponjës do të bie mbi tokat e ALLAHUT
përderisa disa popuj të shëndruar në dëshprim akoma më të kënaqur: për
tërbimin e Shqiponjës Frikësuese pastruan tokat e ALLAHUT dhe aty ka
pasur PAQE. Ky citat është numër 9.11 nga KURANI.

Akoma nuk jeni të bindur për këtë? ?!

Provojeni këte dhe shikoni se si do të ndjeheni pastaj. Mua më janë ngritur flokët përpjetë nga kjo:

Hapeni Microsoft Word dhe bëni si më poshtë:

>1. Shkruani me të mëdha Q33 NY. Ky ka qene numri i fluturimit të avionit të parë që ka goditur kullat binjake.
>2. Selektojeni këte:- Q33 NY
>3. Shëndrojeni shkrimin në madhësinë 48.
>4. Shëndrojeni shkrimin actual në WINGDINGS dhe do të fitoni një pamje interesante, krejt lehte e kuptueshme


wr/Arber.F.Halili